Buletin nr 1, Mars 2017

Ne kete Buletin:

  • Informacion i përgjithshëm  / 
  • Kuvendi i tretë i Këshillit Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri   / 
  • Kryesia e re   / 
  • Falënderim   / 

 Informacion i përgjithshëm

Ky është edicioni i parë i Buletinit nga Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri. Për këtë vit, do të kemi edhe pesë edicione të tjera. Ndër të tjera, qëllimi i tyre do të jetë qe të ju informoj rreth punës sonë, rreth projekteve tona, bashkëpunimeve dhe lajmeve të tjera relevante.

Edicioni i ynë i ardhshëm (i dytë) do të jetë më i kompletuar dhe do t’i dërgohet (ofrohet) edhe publikut të gjerë. Përveç të tjerave, buletini i ardhshëm do të përshkruaj historikun e Këshillit Koordinues, misionin e vitit 2017 , strukturën e bashkëpunimit me shoqata dhe organe të tjera relevante (vullnetar dhe anëtarësim), për pjesëmarrje në organizime dhe të tjera.

Megjithatë, për hir të efikasitetit dhe për një bashkëpunim sa më të mirë, gjatë dytre javëve të ardhshme, menaxhimi i këshillit do të ju kontaktojë secilin prej jush për të organizuar një takim – Së pari, në mënyrë që ju të njiheni me anëtarët e rinj dhe, së dyti, në mënyrë që të diskutojmë për të ardhmen. Sigurisht, jeni gjithmonë të mirëpritur të na kontaktoni përmes postës tonë elektronike:office@keshilli-koordinues.at ose
https://www.facebook.com/

Kuvendi i tretë i Këshillit Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri
Të Dielën, me daten 12 Mars 2017, në mjediset e MA17 (Süd 1100),  u mbajt kuvendi i tretë i Këshillit Koordinues (KKShShA) në Vjenë.  Pjesëmarrësit ishin kryesisht përfaqësuesit e shoqatave shqiptare si dhe disa bashkëpunëtor të  Këshillit Koordinues në Vjenë.

Programi:

  1. Historiku i këshillit
    (Prezantuar nga z. Abdullah Abdullahu)
  2. Pasqyrë e aktiviteteve të  vitit  2016
  3. (Prezantuar nga Z. Sabri Osmani
  4. Prezantimi i buxhetit
    (Prezantuar nga Z. Salih Gashi)
  5. Organizimet per vitin 2017
    (Prezantuar nga z. Ermal Vejsa)
  6. Zgjedhja e Kryesisë së re
  • Deklarimet e kandidatëve
  • Zgjedhja e komisionit për administrimin e zgjedhjeve
  • Zgjedhjet Votimi
  • Shpallja e rezultatit nga komisioni zgjedhor
  • kryesia zgjedh respektivisht përcakton pozitat në kryesinë ekzekutive
  • Eventuale (diskutime, propozime, kritika, lëvdata etj)

Për moderim gjatë gjithë Kuvendit u kujdes z.  Januz Saliuka

Gjithsej ishin: 36 Pjesëmarrës

  • Shoqatat: Klubi Arbëria, Aleksandër Moisiu, Fondacioni Nermin Vlora Falaschi Vjenë, Lëvizja, Iliria, Kâ Grup, Shoqata Humanitare e Kërçovës, SHMSH “Naim Frashëri”, 12 Qershori, Liga Shqiptare e Futbollit në Austri dhe Këshilli Koordinues.

Ndër te tjera, pikat më të rëndësishme:

  • Që në të ardhmen çdo shoqatë te ketë një anëtar/e  në Këshill (sugjerim nga Shoqata humanitare Kërçova).
  • U sugjerua krijimi i një “Këshill-i Kombëtar” (Agron Çika) respektivisht krijimin e një “platforme për diasporën” (Januz Saliuka ) – me qëllim që diaspora të jetë forcë politike në vende ku jetojmë dhe në vendlindje (pasi pothuajse gjysma e shqiptarëve jetojnë në diasporë – pra që influencës ekonomike ti shtohet edhe ajo politike)
  • Këto pika (dhe të tjera) do të diskutohen gjatë mbledhjes së parë të Këshillit Koordinues.

Kryesia e re
Pas një votimi të fshehtë, Kuvendi vendosi që kryesia të përfaqësohet nga:
Anjeza Hondozi, Fjolla Doli, Kaltrina Zyberi, Agron Çika, Endrit Avdiu, Ermal Vejsa, Sabri Osmani, Salih Gashi dhe Vinçenc Palushaj.

Menjëherë pas zgjedhjeve, në një dhomë të veçantë (tjetër), kryesia e re zgjodhi Kryetarin, Sekretarin, Arkatërin dhe postet e tjera.
Detajet janë si më poshtë:
Ermal Vejsa            – Kryetar
Kaltrina Zyberi     – Nënkryetare
Anjeza Hondozi    – Nënkryetare
Sabri Osmani        – Nënkryetar
Agron Çika              – Nënkryetar
Vinçenc Palushaj – Sekretar
Fjolla Doli              – Nënsekretare
Salih Gashi             – Arkëtar
Endrit Avdiu         – Nënarkëtar

— — — 
Mbledhja e parë

05 Prill 2017, 19:00
— — —

Falënderim:

Në emër të Këshillit Koordinues dua të shfrytëzoj rastin dhe ti falenderoj të gjithë për pjesëmarrjen në Kuvend dhe për nderin që na dhatë me besimin tuaj për Këshill.

Në të njejten kohë, duam gjithashtu të falenderojmë të gjithë ish-anëtaret (paraardhësit tanë) të Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri – puna e juaj është e pakrahasueshme.

Një falenderim i veçant (më se i veçant) i dedikohet themeluesve të Këshillit:
z. Abdullah Abdullahu dhe z. Januz Saliuka – Dedikimi, puna dhe shembulli i juaj do të jetë model për punën tonë në Këshill.

Lini një Përgjigje

*