Der Koordinationsrat

Mire se vini ne faqen e “Keshilli Koordinues i Shoqatava Shiqiptare në Austri”

Aktivitetet kryesore të Keshillit Koordinues (KKShShA) lidhen ngusht me ruajtjen e indentitetit kombëtar, promovimi i vlerave kulturore shqipëtare në Austri, ngritjen e nivelit të kulturës, intergrimin sa më të mirë të shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës austriake. Arritja e audiences austriake dhe ndergjegjësimi idiasporës shqiptare në Austri mbi vlerat kulturore dhe artistike të kombit të vet.

Në muajin Shtator të vitit 2014, për herë të parë në historinë e organizimit të diasporës shqiptare në Austri, u mbajt me shume sukses Java e Kultures
Shqiptare në Austri. Aktiviteti u percoll me kurreshtje nga shumë qytetarë  e institucione vendase  (shqiptare dhe të tjerë) – siq është ambasada e Shqipërise dhe ajo e Kosovës, zyretare Austriak dhe diplomat te hauj.  Nder te tjer, aktivitetin e nderoi me pjesmarrjen e tij z. Pierre Weber, Ambasodor i Luksemburgut në Kosovë, i cili erdhi enkas nga Prishtina dhe luajti në piano kompozime të autoreve të njohur botëror si dhe kompozime e veta.

Qe nga krijimi i Keshillit, ndër punet e saj kryesore, ishte të bashkëpunoj me organizatat shqiptare ne Austri si dhe ti koordinoj disa nga aktivitetet e përbashkta. Aktiviteti kryesor i Keshillit koordinues eshte java e kultures shqiptare ne Austri. Ksaj radhe, për shkak te numrit te madh te ngjarjeve,  do kemi rreth 10 projekte te shperndara ne dy jave – arsye pse ne vitin 2016, projekti do te quhet JAVE e jo JAVA.  Nje fenoment shume pozitiv dhe shpresojm qe vitin e ardhshem ky projekt te rritet edhe me shume dhe te quhet MUAJI i Kultures Shqiptare.

Shqiptarët në Austri nuk identifikohën si punëtor emigrantë apo refugjatë, por në mesin e mërgimtarëve shqiptar ka edhe shtresa me profile të ndyshme nga shkenca, kultura dhe sporti. Në Vjenë studiojnë mbi 1500 të reja dhe të rinj shqiptarë në universitete të ndyshme, me profile të ndyshme shkencore – shume bile edhe të njohur në arenën ndërkombëtare.

Nga jeta kulturore do të veçonim kontributin e veçantë të Aleksandër Moisiut, aktorit me famë botërore. Në shkencë ndërtuesin e hekurudhës së parë malore në botë, Karl Gega – projektuesi i hekurudhes se Semmeringut, arritja më e madhe teknologjike e asaj kohë. Në kohët më të reja vlen të permendet sidomos kontributi i violinistit shumë të njohur Shkelzen Doli, në filharmoninë e Vjenës, profesorin dhe tenorin e famshëm Agim Hushi, e shumë punëtorë të tjerë shkencor e kulturor me të cilët krenohet dhe identifikohët Diaspora Shqiptare në Austri.

Kalo te paneli