Der Koordinationsrat

Javet2017

Javet e Kultures Shqiptare 17.11. – 09.12.2017

17.11.2017
Hapja,  Ekspozita 

Këshilli Koordinues ka kënaqesinë t’ju ftojë në Hapjen e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri, respektivisht, në ekspozitën e titulluar ‚‘ MUSCLE MEMORY ‚‘ të artistit tonë të mirënjohur, JAKUP FERRI. Kuratorja: Stefanie Fridrik.

Quellenstraße 149, 1100 Wien
19:00 h
Hyrja: FALAS

Ekspozita është aktiviteti çeles i Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri dhe si e tille ka një rëndësi të veçantë. Ne ekspozite do të ofrohet edhe një gosti me pije dhe ushqime tradicionale.
Aty ku ka ushqim e pije ka edhe muzikë me shije !
Live act: VISAR KASA 

============================

17.11.2017
Mbrëmje Festive

Organizata „Atdheu – Graz“ Vendi: Puchstrasse 47, 8020 Graz

============================

19.11.2017
Turnir shahu nga klubi i shahut “Arbëria”

 

Vendi: Humanitäre Verein “Kërcova”,
Nordbahnanlage 9, 1210 Wien

============================

19.11.2017
Turnir në futboll të vogël


nga “Liga Shqiptare e futbollit ne Austri“
Vendi: Schulschiff, Donauinsel Pl. Schulschiff 1210 Wien

============================

21.11.2017 
Ekspozitë fotografike „Moments“

nga Gjergj Mazi
Vendi: Botschaft der Republik Kosovo,
Goldeggasse 2/15, 1040 Wien

============================

23.11. 2017
DokuFest in Vienna

Erdhi momenti – DokuFest në Vjenë !!
Me kenaqesi te madhe, Keshilli Koordinues ju fton ne aktivitetin e radhes, ne kuader te Javeve te Kultures Shqiptare ne Austri 2017
“Sa larg aq afer”
23 Nentor 2017
Kino Urania
Uraniastrasse 1, 1010 Vjenë
20:00

Këtë vit kemi kënaqësinë që për publikun këtu në Vjenë të shfaqim filmat e metrazhit të shkurtër nga Festivali Ndërkombëtar i Dokumentarit dhe Filmit të Metrazhit të Shkurtër – DokuFest.
Z. Samir Karahoda (Kuratori i DokuFesit) ka pëzgjedhur për ne filmat e mëposhtëm:
1.Stacioni – Leart Rama, 11 min
2. The Remigrant – Astrit Alihajdaraj, 20 min
3. Import – Ena Sendijarevic, 17 min
4. Sans le Kosovo – Dea Gjinovci, 21 min
5. Meeting – Durim Kryeziu, 25 min

Të gjitha filmat do te tregohen në versionin origjinal me titra ne gjuhen angleze.

Pas shfaqjes së filmave, me kuratorin e filmave të DokuFest, Samir Karahodën dhe regjisorin Astrit Alihajdaraj do të realizojmë një bashkëbisedim me publikun, si dhe do të servohet ushqim dhe pije tradicionale për të gjithë të pranishmit.

Për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, ju lutemi të regjistroheni përmes postes elektronike kino@javet.at – me te gjitha emrat.
Per shembull:
1. Max Musterman
2. John Doe
3. Filan Fisteki

============================

28.11.2017
Ore letrare nga Lidhja e shkrimtareve
„Aleksander Mojsiu“


Vendi: Ringstrassen-Galerien, 1010 Wien,
Kärntnerring 9-13/ 144 (Obergeschoß)

============================
29.11.2017
Mbrëmja e Muzikës Klasike

Me kenaqesi te madhe, Keshilli Koordinues ju fton ne aktivitetin e radhes, ne kuader te Javeve te Kultures Shqiptare ne Austri 2017 : Mbrëmja e Muzikës Klasike

artistet:
Lorika Ismajli – Soprano
Flaka Goranci – Mezosoprano
Gëzim Berisha – Baritone
Ferdi Fanaj – Violinë
Mennan Bërveniku – Piano

Bashkohuni me ne në një udhëtim fantastik me disa nga krijimet muzikore më të bukura të kulturës ndërkombëtare. Artistët do të interpretojne vepra nga disa prej kompozitorëve më prestigjiozë ndërkombëtarë – siç janë: Georges Bizet, Giacomo Puccini, Maurice Ravel, Johann Strauss (sohn) dhe disa vepra të tjera të bukura me të cilat artistet kanë për t’ju befasuar.

29 nëntor 2017
Ora 19:00

Josefplatz 6
1010 Vjenë

============================

02.12.2017
Turnir në futboll të vogël


nga Organizata “Ksc Arberia – Weiz“
Vendi: Sporthalle – Offenburgergasse,
8160 Weiz

============================
02.12.2017
Manifestim Kombetar


nga Organizata “Dardania – Knittelfeld“
Vendi: Schulgasse 5,
8740 Zeltweg – Volksheim

============================
02.12.2017
Balet në Pikturë

 

Kjo vepër baleti do të performohet nga balerini ynë botërisht i njohur, Eno Peçi. Veçantia e kësaj performance qëndron në atë se koreograf është vet artisti Eno Peçi dhe i dedikohet ekskluzivisht Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri.

Kjo performancë do të bashkojë dhe harmonizojë baletin modern me muzikën e bukur shqipe; do të zgjasë rreth 30 minuta dhe muzika përcjellëse e cila përmban melodi të vjetra shqiptare do të interpretohet nga grupi Kâ Zâ ft. The Siblings.

I lindur në Tiranë (Shqipëri). Arsimin e filloj në Akademinë e Baletit në Tiranë dhe në shkollën e baletit të Operës Shtetërore të Vjenës. Në vitin 2000 u bë anëtar i Baletit të Operës Shtetërore të Vjenës, në vitin 2003 u bë solist, në vitin 2009 u bë solist i Baletit të Operës Shtetërore të Vjenës dhe Volksoperes.

Për t’u informuar më tepër rreth balerinit botërisht të njohur, Eno Peçit ju ftojmë të vizitoni linkun e mëposhtëm:
www.eno-peci.com

Pas performances do të ofrohet edhe një gosti me pije dhe ushqime tradicionale.

Gebietsbetreuung Favoriten
Quellenstraße 149
1100 Wien
19:00 h
============================

07.12.2017
Mbrëmja e Muzikës Klasike

Me kenaqesi te madhe, Keshilli Koordinues ju fton ne aktivitetin e radhes, ne kuader te Javeve te Kultures Shqiptare ne Austri 2017 : Mbrëmja e Muzikës Klasike

artistet:
Lorika Ismajli – Soprano
Flaka Goranci – Mezosoprano
Gëzim Berisha – Baritone
FMennan Bërveniku – Piano

Bashkohuni me ne në një udhëtim fantastik me disa nga krijimet muzikore më të bukura të kulturës ndërkombëtare. Artistët do të interpretojne vepra nga disa prej kompozitorëve më prestigjiozë ndërkombëtarë – siç janë: Georges Bizet, Giacomo Puccini, Maurice Ravel, Johann Strauss (sohn) dhe disa vepra të tjera të bukura me të cilat artistet kanë për t’ju befasuar.

29 nëntor 2017
Ora 19:30

Wissensturm
Kärntnerstraße 26/EG
4020 Linz
============================

09.12.2017
Closing Party with Offchestra

Festa permbyllese do te jete mbremje e vecante per te gjithe, pasiqe perfaqeson perfundimin e rreth 12 aktiviteteve te Javeve te kultures Shqiptare ne Austri ‘17. Per kete feste do te angazhohet i gjithe ekipi i Keshillit Koordinues, Shoqatave pjesemarrese dhe mbeshtetesit tane te cilet nuk jane te paket…

Perpos festimimt te perfundimit te te gjtiha aktiviteteve te Javeve, mbremja do te trajtohet si lloj feste ku do mbizoteroje muzika e gjalle shqipe, nga grupi Ofchestra, grup ky i njohur veqanerisht me kendimin e kengeve te vjetra shqipe ne stilin e tyre modern. Me shume rreth grupit: www.offchestra.com.

Pas koncertit ERLI & ANYLA (powered by NEEDLE VINYL BAR) do ta marrin rolin e DJ-te dhe do t’ju argetojne deri ne oret e vona…

SCHWARZBERG (ish OST Klub)
Schwarzenbergplatz 10,1040 Wien
ab 20:30
Donacion i lire

Kalo te paneli