Javet2018

Javet e Kultures Shqiptare ne Austri 2018

Historia

Projekti më me rëndesi i Këshillit Koodinues është „Java e Kulturës Shqiptare“, që për herë të parë u zhvillua nga 21 Shtatori deri në 28 Shtator 2014 në bashkëpunim me shoqatat shqiptare në Austri dhe me mbështetjen e SPÖ dhe komunitetit të biznesit shqiptar në Austri (Hani Bau, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare ne Austri dhe firma të tjera shqiptare).  Vitet e ardhshme Këshilli u mbështet edhe nga MA7, Uji Rugova, Wien Kultur, Agjencioni BICI, KulturService, Produkcioni CIP, FreshFood dhe suksesi i tij u ndoq dhe u transmetua nga televizioni kosovar KTV. E tëre kjo nuk do ishte e realizueshme pa mbeshtetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, Ministrisë së Diaspores së Kosovës sidhe shoqatat shqiptare ne Austri. Java e Kulturës Shqiptare u prit jashtëzakonisht mirë nga i tërë komuniteti shqiptar me banim në Austri, sidomos në Vjenë, duke u trefishuar kështu pjesëmarrja në mbi  6000 mysafirë në krahasim me vitin e parë. Krahas numrit të vizitorëve u trefishua edhe kohëzgjatja nga një në tre jave ne vitin 2016.

Aktivitetet që organizohen në Javët e Kulturës Shqiptare janë mjaft të larmishme dhe vazhdojnë të përsosen cdo vit. Përvec atyre artistiko-kulturore si: koncerte vokale dhe instrumentale; ekspozita , pikturash dhe fotografike; prezantime librash, shfaqje filmash dokumentarë dhe artistik si dhe aktivitete sportive: turne futbolli, shahu etj.

Qëllimi i projektit:

Synimi është që duke e paraqitur në mënyrë sa më dinjitoze kulturën dhe artin shqiptar, nga njëra anë të rrisim numrin e shikueshmërisë dhe nga ana tjetër përmes artistëve dhe veprimtarëve mbarkombëtarisht të njohur shqiptar  të tërheqim vëmendjen e pjesmarrësve austriak dhe internacional.

Pra, për vitin 2018, qëllimet e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri janë:

  • Ruajtja e identitetit
  • Integrimi më i mirë në të gjitha strukturat e shoqërisë austriake
  • Prezantimi i vlerave të mirfillta që zotëron Diaspora Shqiptare
  • Krijimi i lidhjeve të reja dhe lobimi më i mirë i komunitetit shqiptar në Austri
  • Aktivitete të përbashkëta me të gjitha shoqatat dhe krijuesit shqiptarë në Austri
  • Rritja e numrit të pjesëmarrësve austriak dhe internacional

 

 

Hapja e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri

FANIA LIVE
U-Bahn Bogen Gürtellinie 22-23, 1080 Wien

E pabesueshme, kush e kishte menduar - Javët e Kulturës Shqiptare në Austri po feston 5 vjetorin dhe me 13 nëntor 2018 do ta festojmë këtë datë në një mënyrë shumë të veçantë.
Krahasuar me vitet e kaluara, hapja e Javeve te Kultures do të jetë pak më ndryshe. Për këtë natë shumë të veçantë, kemi ftuar nje numer te madh te artistëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë ne Austri. Fjala është për muzikantë të zhanrit/stilit të ndryshëm - do të ketë muzikë klasike, jazz, rock, pop, muzikë botërore, tango etj.

Ndër të tjerë, artistët që do të hapin Javët Kulturore Shqiptare në Austri në vitin 2018, janë:
Adnan Dragaj - Humus
Rina Kaçinari / Cello & Kendim
Orges Toce / Kitarë & Kendim
Agim Llapashtica /Kitarë & Kendim
Gramoz Goranci / Harmonikë
Alfred Bushi/ Kitarë
Kori i Gruas "Lyra"

Ju presim me Glühwein

p.s. festa është e hapur për të gjithë & secili do të kontribuoj në hyrje me një - Freie Spende - për artistët tanë.

16.11.2018 
Mbrëmja e Muzikës Klasike me Shkelzen Dolin

Kjo mbremje e cila organizohet per nder te 25 vjetorit te themelimit te komunitetit katolik Shqiptar ne Austri.  Gjatë koncertit do të përformojnë shume artist tanë dhe të huaj, ku muzika shqipe e vjetër do të prezantohet para publikut në stilin tashmë të njohur të z. Doli, por pa i harruar edhe veprat e mëdha boterore të muzikës klasike.

Adresa:
Katholische Kirche Rudolfsheim, Meiselstraße 1
1150 Wien

18.11.2018, 12:00 - Turne -
Liga Shqiptare e Futbollit ne Austri

Schulschiff-1210 Wien

18.11.2018, 12:00 - Turne -
Liga Shqiptare e Futbollit ne Austri

Schulschiff-1210 Wien

18.11.2018 Turne Shahu

Ort: Humanitäre Verein “Kërçova”,
Nordbahnanlage 9, 1210 Wien

Ne kuader te Javeve, tash 5 vite me radhe, turne shahu nga Arberia, Vjene

23.11.2018 Ore Letrare 

"Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri, Aleksander Moisiu" 
 ne kuader te ''Javeve te Kultures Shqiptare ne Austri 2018''.

30.11.2018  Saz'iso,

Muth.at, 19:00 h

Albumi
Saz'iso: At Least Wave Your Handkerchief At Me
Producentet: Joe Boyd, Edit Pula & Andrea Goertler  
Fitues is qmimeve nderkombetare, pas nje turnejte te sukseshme ne Angli, Gjermani, Skoci, Belgjike, per here te pare ne Austri, ne Vjene - MuTh.at
Ajka e Javeve, Ajka e Vitit.

– Donika Pecallari (vocals)
– Adrianna Thanou (vocals)
– Robert Tralo (vocals)
– Aurel Qirjo (violin & vocals)
– Telando Feto (clarinet)
– Agron Murat (llautë/lute)
– Agron Nasi (dajre/frame drum)
– Pëllumb Meta (fyell/flute & vocal)

Produced by Joe Boyd, Edit Pula & Andrea Goertler
Engineered by Jerry Boys

 

02.12.2018,19:00

Rita Gjeka, Monodrame
“Seks – faleminderit, vetëm sa me e provu!”

Kunst im Prückel (cafe Prückel)
Stubenring 24, 1010 Wien 

E shkruar nga nobelisti italian Dario Fo, që e ka interpretue për publikun italian së bashku me të shoqen aktoren e njohur Franka Rame. Kushdo bëhet kureshtar dhe pyet cka të bëjë me seksin? Çfarë provokon teksti?... Është një tekst brilant, 400 herë i shfaqur, provokues, dritësues. Monodramë për një vuajtje e brengë gruaje të keqtrajtuar, por edhe një proteste, dëshpërim e mërie ndaj gjithë atyre që shpirtin e bukur e të pastër të femrës e bëjnë pis. Ka një ngjarje të vërtetë brenda saj: përdhunimin e gruas së Dario Fosë, Franka Rames. Dhe të dy këta krijues e aktorë hodhën në vetëdijen e italianëve dhe gjithë botës sfidën e tyre morale, treguan lartësimin e tyre shpirtëror, duke e kthyer jetën në art, të vërtetën e njëmendët e konkrete në të vërtetën universale të artit. Dhe u kthye ky tekst në një pamflet. Pamflet guximi, kritike e proteste kundër anakronisë sociale, shoqërisë që ka krijuar shekujve të verbër kode e struktura mentale, zakonore, psikologjike të vrazhda sa i takon raportit me gruan, më tej me seksualitetin të trajtuar si tabu, turp dhe indemonim satanik, akoma më tej me normat sy-meduzash që e ngrijnë dhe e bëjnë gur gjënë më të shenjtë, atë më hyjnoren, atë më të brishtën dhe më poetiken, atë më të butën, më të ëmblën dhe më delikaten: DASHURINË. Se dashuria nuk është djalli brenda trupit tonë, jo! Dashuria është vetë Hyu kur ti e njeh atë, kur ti e respekton atë, kur ti përfalesh fund e majë në dorëzani kundrejt saj, kur ti nga dy bëhesh një e nga një sërish dy, pastaj tre, e më tej, në një vallëzim pa fund ajrisë së mirëkuptimit, këndelljes, përgjegjësisë dhe lumturisë.

02.12.2018,19:00 Mbremje Festive

Shoqata Humanitare Kercova Vjenë organizon nje mbremje festive me musik dhe ushqime tradicionale.

08.12.2018, 20:00 
Festa Permbyllese - JERICHO 

"Akoma të freskëta edhe gjurmët që këmbët i lanë rrugës
Syri më mbeti i ngrirë në shtëpinë që më kurrë nuk e pash"
Jericho ne Vjene 🙂

2018 ishte një vit shumë jashtëzakonshem për komunitetin shqiptar në Austri - për të përmendur disa: viti “Gjergj Kastrioti -Skenderbeu”, “Viti i Kulturës Austri-Shqipëri 2018” me moton "Të Rizbulojmë të Përbashkëtat", 10 vite Marrëdhënie Diplomatike Austri-Kosovë si dhe një përvjetor i vogël (por i ëmbël) i Javeve - konkretisht, Javët e Kulturës Shqiptare në Austri janë pesë vjeç. Si mund ta festojmë një përvjetor, gjtiha kto festa dhe fundin e vitit, më mirë sesa me grupin legjendar JERICHO? Muzika e JERICHOs është një përzierje e muzikës rock, alternative, elektro dhe melodi shqiptare. Grupi është një nga grupet më të njohura në muzikën shqiptare dhe ka organizuar shfaqje në mbarë botën për më shumë se 20 vite.

FlatIn
08.12.2018, 21:00
Eitnergasse 12
A- 1230 Wien

SPONZORET