BULETIN NR 2, Korrik 2017

Ne këtë buletin:

  1. Anëtari i ri ne Keshill – 
  2. Aktivitetet e fundit të Keshillit Koordinues – 
  3. Javët e Kulturës Shqiptare në Austri 2017 – 
  4. Viti i kultures Shqiperi/Austri 2018  – 

Anëtari i ri ne Keshill:
Antari i kryesisë së Këshillit Koordinues z. Endrit Avdiu me keqardhje na ka lajmëruar qe, për arsye të angazhimeve në Ulqin, nuk do të mund të mbështesë Keshillin Koordinues në mënyrë aktive gjatë muajve të ardhshem. Për këtë arsye, anëtaret e Keshillit Koordinues vendosen që, në vend të z. Avdiu, të ftohet një anëtar i/e ri/e. Anëtaret e Keshillit sugjeruan disa mundesi dhe, pas një diskutimi të hollësishëm, me shumicë absolute, anëtaret e keshillit vendosen që anëtari i ri do të jetë z. Gazmend Jusufi. Z. Jusufi vjen nga Kerçova. Nder të tjera është një aktivist i zellshem i shoqates humanitare Kerçova dhe njëkohësisht është kryetar i rinisë së organizates Kerçova.

Aktivitetet e fundit të Keshillit Koordinues
Që nga buletini i fundit, kryesia e Këshillit Koordinues ka mbajtur gjithsejt 4 mbledhje si dhe takime të ndryshme me zyrtarë shtetërorë (takim me ministrin i Diasporës z. Murati, Konsulin e Republikës së Kosovës z. Ladrovci, drejtorin e ministrisë së Diasporës z. Lipoveci, me Ambasadorin e Republikës së Shqipërise z. Bimo dhe zyrtarë të Ambasadës së Republikës së Kosoves znj. Rugova dhe z. Ajeti, artist të njohur, biznismen të ndryshëm, perfaqësues të shoqatave të ndryshme dhe anëtare të ndryshem të komunitetit, ku intenzivisht jemi duke I informuar te gjithë me qëllim që Javët tradicionale të Kulturës Shqiptare në Austri këtë vit të prezantohen në menyrë sa më profesionale.

Gjate takimit njoftues me ambasadorin e Shqiperisë në Vjenë, z. Bimo, u propozua një takim/koktej me qëllim të informimit te komunitetit në lidhje me aktivtitetet e ardhshme – Javet te Kultures Shqiptare ne Austri 2017 si dhe Viti i Kultures Austri- Shqiperi 2018, mbledhje kjo e realizuar me datë 23 Qershor 2017 në hapesirat e ambasades së Shqiperise në Vjene. Me këtë rast anëtaret e kryesisë së keshillit perzantuan vizionin e Javeve të Kultures Shqiptare në Austri 2017 dhe njëkohësisht Ambasador Bimo prezantoj projektin e „Viti i Kultures 2018 Austri – Shqiperi“ (për më shumë, shih artikullin më poshtë). Gjatë kësaj mbledhje u diskutuan edhe disa qështje të ndryshme – nga të cilat veçojmë:
1. Përmisim i komunikimit (si p.sh. ndertimi i një forumi në webfaqen e këshillit dhe hetimi i problemeve teknike). Jemi duke punuar në këtë drejtim.
2. Faktorizimi i komunitetit tonë në institucionet austriake.
3. Sugjerime për aktivitete të ndryshme – për Javët e Kulturës dhe për Vitin e Kulturës.

Javët e Kulturës Shqiptare në Austri 2017

Javët e Kulturës do të mbahen nga java e tretë e Nëntorit deri rreth javës së dytë të Dhjetorit 2017. Këto janë projektet bazë të aprovuara nga kryesia e keshillit:
1. Ekspozita e Artit: projekt primar është ekspozita e muzeut nacional te Shkodrës „Marubi“ (realizim i të cilit varet nga shumë faktorë) dhe projekt dytësor është një ekspozitë e artistit të njohur Jakup Ferri
2. Nata e Filmit – filma të përzgjedhur të dokufestit
3. Nata e muzikës klasike – me artistët tanë shqiptarë
4. Simpozium i Arkitektures Shqiptare në Fakulltetin Teknik të Vjenës
(bashkëpunim në mes Këshillit Koordinues dhe TU WIEN)
5. Koncert ‚Jazz‘ me Elina Duni
6. Performancë artistike nga balerini i njohur Eno Peci
7. Nata përmbyllese

Ndonëse projektet janë në realizim e sipër, disa detaje (koha, data, lokacioni) do të vendosen përfundimisht në javët në vijim.

Thirrje për bashkëpunim
Me këtë buletin, ju bejmë thirrje të gjithë të interesuarve:
a. Të na dergoni projektet e juaja për Javët e Kulturës Shqiptare 2017 Me rendësi: Ju lutem na dergoni projekt – propozimet (konceptet) deri me datën 31 Korrik 2017.
b. Të shprehni gatishmerinë për mbeshtetje në forma të ndryshme (me ekspertizë që mund të keni, me punë vullnetare, produkte promovimi, mjete financiare, këshilla/komente etj).

Viti i kultures Shqiperi/Austri 2018 

Siç jemi informuar nga Ambasadori I Shqipërisë z.Bimo (gjatë takimit të fundit), viti 2018 do të jete një vite i veçantë për komunitetin shqiptare në Austri – viti i kulturës Austri- Shqipëri. Ambasador Bimo na ftoj për bashkëpunim dhe ne (si Këshill Koordinues) do të mundohemi qe të japim kontributin tonë gjatë asaj kohe. Njekohësisht këtë thirrje ua përcjellim edhe juve (gjithë komunitetit), që të realizoni projektet tuaja, me qëllim që viti 2018 të jetë sa më mirë I përfaqësuar nga kominiteti ynë.

Lini një Përgjigje

*